Një aksident i rëndë ka ndodhur në Grosseto, Itali. Një furgon ka përplasur një grup çikistësh dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 prej tyre, ndërsa kanë mbetur të plagosur 6 të tjerë.

Sipas medieve italiane, çiklisti i parë iu shmang përplasjes me frugonin, ndërsa të tjerët i mori para mjeti dhe njëri prej tyre përfundoi poshtë furgonit.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë Policia rrugore dhe ekipet e emergjencës, të cilët u përballën me skenën e rëndë. Mes viktimave është edhe shoferi i furgonit, i cili shkaktoi tragjedinë në zonën e Braccagni. Të plagosurit u transportuan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.