Home AKTUALITET Facebook nuk toleron, mbyll qindra adresa në Shqipëri, ja shkaku

Facebook nuk toleron, mbyll qindra adresa në Shqipëri, ja shkaku

15

Zyrtarët e Facebook lajmëruan se në Shqipëri janë mbyllur qindra adresa false, të lidhura me një grup iranian në Shqipëri. Sipas Facebook, llogaritë në fjalë postuan përmbajtje kritike ndaj qeverisë së Iranit dhe mbështetëse të Muxhahedin-e-Khalq, një grup disident i njohur si MEK.

Facebook bën të ditur se në shumë raste, adresat në fjalë përdorën emra dhe fotografi të rreme të profilit për ti shpëtuar penalizimit individual. Në saj të kësaj situate, Facebook tregon se u ka mbyllur muxhahedinëve 128 llogari, 41 faqe, 21 grupe dhe 146 llogari në Instagram në muajin mars për shkeljen e rregullave dhe mashtrimin e të tjerëve në lidhje me identitetin dhe qëllimin e tyre në emër të një subjekti të huaj.