Botuesi Fahri Balliu thotë se protesta e mbajtur dje në Tiranë nga Sali Berisha, ishte shumë e fuqishme dhe në vjeshtë do të prodhojë zhvillime. Balliu nuk përjashton mundësinë që në shtator të ketë zgjedhje të parakohshme apo qeveri teknike.

I ftuar në emisionin “Log” mbrëmjen e djeshme, botuesi i gazetës “55” u shpreh se qeveria e Edi Ramës ka marrë të tatëpjetën dhe fakti që ky i fundit nuk ishte në Tiranë kur ndodhi protesta nën zyrën e tij, tregon se ka frikë.

Rama frikën e ka të zakonshme. Frikën ia futi dhe Lulit, kaloi edhe ai te betonimet. Protestë shumë e fuqishme, të tjera do të ketë por kjo do të mbahet mend. Do të gjenerojë zhvillime politike të forta, brenda qeverisë…

Të gjithë deputetët kanë qenë aty. Nuk ka më asnjë përçarje brenda këtyre strukturave. Aty sot kishte edhe socialistë. Berisha edhe një herë e dominoi situatën gati të paralizuar politike shqiptare. Sot, ai njeri (Rama) e ka marrë tatëpjetën”, u shpreh Fahri Balliu.