Ish-kryeministri Sali Berisha ka falenderuar krerët e degëve të Partisë Demokratike pas organizimit të protestës së djeshme.

Berisha thotë se objektivi i protestës u realizua plotësisht, në mesazhin drejtuar strukturave të PD.

Mesazhi i Berishës:

Të dashur kryetarë dhe kryetare te degëve të Partisë Demokratike!

Me këtë mesazh, dua t’ju falënderoj me mirënjohje dhe me gjithë zemër, t’ju përgëzoj ju, kryesitë e Degëve, kryetarët e grup-seksioneve e seksioneve dhe të gjithë anëtarët, anëtaret dhe mbështetësit e PD-së, për punën tuaj, kontributin e gjithsecilit, të çmuar në organizimin, pjesëmarrjen dhe suksesin e plotë të protestës sonë.

Kjo protestë kishte një rëndësi të jashtëzakonshme për PD-në, opozitën e vendin dhe mendoj se objektivi u realizua plotësisht.