Home AKTUALITET POLITIKË Fatmir Mediu:” I sugjerova Bashës dhe Berishës një kandidat të vetëm për PD”

Fatmir Mediu:” I sugjerova Bashës dhe Berishës një kandidat të vetëm për PD”

60

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka treguar rreth propozimit që aleatët kishin për Bashën dhe Berishën sa i përket kandidatit me të cilin do të garonin në zgjedhjet lokale duke theksuar se të gjithë dëshironin daljen e një  kanditati.

Sipas Fatmir Mediut ai u shpreh se ka biseduar me Berishën dhe Bashën përpara 6 Marsit për mundësinë që opozita të kandidonte me një kandidat të vetëm por propozimi i futjes në zgjedhje me një kandidat nuk pati reagim Pozitiv nga palët dhe Mediu thotë që vendosën të mos merrnin pjesë.

“Rezultati ishte që Partia Demokratike kandidoi me të zgjedhurit e saj dhe lëvizja e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha krijoi me LSI-në “Shtëpinë e Lirisë.

Kishte mospranueshmëri për të ecur bashkë. S’u bëmë palë.Qëndrimi im i vetëm është për opozitë të bashkuar. Në nivel lokal mund t’i bashkonim strukturat politike, si ata të Berishës si ata të Bashës.

Në lidhje me situatën aktuale në të cilën gjendjet Partia Demokratike dhe Lulzim Bashës cili ka mbetur pa mbështetjen e Grupit të tij Parlamentar Mediu u shpreh se ishte i mendimit se dorëheqja duhet dhënë sa më shpejt.- Advertisement –