Home Uncategorized Reagon Jorida Tabaku: “Ndjej keqardhje për deputetët e PD që bashkuan votat...

Reagon Jorida Tabaku: “Ndjej keqardhje për deputetët e PD që bashkuan votat me Edi Ramën”

65

Kryetarja Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku u shpreh nëpërmejet një deklarate me keqardhje që sipas saj bashkuan votat me Edi Ramën për këtë aferë korruptive.

Në një deklaratë për shtyp në selinë blu, Tabaku u shpreh ata mund të mos kishin votuar, por jo të votonin kundër raportit të Partisë Demokratike.

Jorida Tabaku:

“Ju i keni ndjekur një pjesë të madhe mbledhjet. E keni parë që pavarësisht ndasive që mund të kemi, ishim në një mendje për opozitën në këtë komision. I kam dhënë hapësirë maksimale çdo kolegu për të dëgjuar mendimin e kujtdo. Kam ndjerë keqardhje që deputetë të PD bashkojnë votën me Edi Ramën për të mbrojtur aferën më të madhe korruptive.- Advertisement –

Nuk ka justifikim për askënd që nuk më erdhi raporti. Sjellja më normale është që të mos votojnë fare dhe jo kundër. Nuk gjej asnjë arsye pse duhet të bashkosh votat me Edi Ramën kundër punës tënde. Besoj se në këtë proces kemi pasur shumë pengesa dhe duhet të ishim në një zë. Duhet të ishim të gjithë bashkë në miratimin e këtij raporti. Nuk dua të përdor fjalën tradhti, por ndjej keqardhje që disa deputetë nuk ishin në sallë. Por ata që kanë votuar kundër shprehem