Përhapja e shpejtë e variantit të ri Omicron ka vënë vendet në lëvizje.

Kryespecialisti i Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci, paralajmëroi sot se ekziston ende rreziku i një rritjeje të madhe të shtrimeve në spital për shkak të infeksioneve të larta të koronavirusit.

“Problemi i vetëm është se nëse keni kaq shumë raste infeksioni, edhe nëse shkalla e shtrimit në spital është më e ulët në omikron se në delta, sërish ekziston rreziku që të keni një rritje të madhe të shtrimeve në spital, gjë që mund të mbingarkojë sistemin shëndetësor”, tha Fauci.

“Sigurisht që do të ketë shumë më tepër raste të infeksionit sepse është një virus shumë më ngjitës se delta”, tregoi Fauci.

“Por duket se (omicron) në fakt mund të jetë më pak i rrezikshëm, të paktën duke gjykuar nga të dhënat që kemi mbledhur nga Afrika e Jugut, nga Mbretëria e Bashkuar dhe madje edhe disa të dhëna paraprake këtu në Shtetet e Bashkuara”, shpjegoi ai.

CDC reduktoi periudhën e rekomanduar të izolimit për njerëzit me COVID-19 asimptomatike nga dhjetë në pesë ditë, pa asnjë detyrim për të testuar pas këtij afati kohor.