Duket se Rihanna dhe A$AP Rocky mund të përgatiten të shkojnë në altar së shpejti.

Sipërmarrësja e Fenty Beauty dhe nëna e ardhshme u pa me një unazë të madhe diamanti në gishti në Los Anxhelos më 21 mars, duke i bërë fansat të mendojnë se Rihanna mund të jetë fejuar me të dashurin e saj reper.

As Rihanna dhe as A$AP Rocky nuk e kanë konfirmuar fejesën e përfolur, e cila, nëse sapo ka ndodhur, arrin më pak se dy muaj pasi dyshja njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.