Qendra e autizmit organizon aktivitet argëtues

Me rastin e 1 qershorit  u  zhvillua  sot ne qendrën e autizmit  Elbasan nje aktivitet për të gjithë fëmijet. Synimi i këtij aktiviteti ishte që përmes argëtimit  këta fëmijë të kishin një ditë ndryshe.

Në këtë qëndër prej më shumë se 10 vitesh organizohen aktivitete për fëmijët . Sipas drejtoreshës synimi kryesor i saj dhe të gjithë stafit është ti dhurojnë këtyre fëmijëve  dashuri dhe të bëjnë që ata të kenë përmirësime përmes aktivizimit në aktivitete të tilla.

Prindërit  të cilët ishin pjesë e këtij aktiviteti u shprehen mjaft të lumtur që kjo qendër i siguron fëmijëve të tyre lumturi dhe i bënte ndihen të barabartë .

Ndërsa vogëlushët nga ana e tyre festuan më së miri duke u argëtuar.