Gjatë ditës së sotme, në një bisede më Antonelën, Semi ka treguar të gjitha vështirësitë ekonomike me të cilat familja e saj është përballuar kur ishte fëmijë.

Ajo ka treguar se ishte e ëma ajo që e ka mbështetur për të ndjekur pasionin e saj për muzikë, ndonëse nuk kishin të ardhura ekonomike.

Kur ajo ishte një fëmijë, dëshirontë të bëhej pjesë e ‘Festivalit të Shkodrës” dhe ndonëse nuk ksihin para e ëma e kishte dërguar atje.

Ndër të tjera Semi është shprehur se kurrë nuk ka folur në publikur lidhur më këtë situtë që ka kaluar pasi nuk dëshirontë të dukej e dobët para të tjerëve.

“Mamit tim i është dashur të punojë shumë e vetme. Kur ajo e pa që unë kisha talent për muzikë, nuk ma prishte për asgjë. Pa kokërr leku në shtëpi dhe kur vinte puna për të ik në ndonjë koncert… Mbaj mend që kemi ikur në festivalin e Shkodrës, pa lekë fare…

Kur flas për 65 mijë lekë në atë kohë, kanë qenë tmerr. 65 mijë lekë fustani, 45 mijë lekë këpucët. Njeri që s’donte të ndaheshim ne nga shoqet. Është njeri shumë sakrifikues. ‘S’ka nevojë të dijë që ne nuk kemi, hallet tona, se nuk ka për të ardh njeri me na dhënë’, thonte.

E urrej që njerëzve t’u vijë keq, që të më shohin si të dobët, prandaj nuk doja ta tregoja atë gjënë këtu. Nëse kam një gjë, iki qaj dhe kthehem prapë. S’dua të ndikohen. Prandaj thash dje kam lënë ilaçet, se nuk dua që njerëzit të ndikohen. Unë kam qenë keq, s’e ka kuptuar njeri, pavarësisht që mund ta kenë ditur ata jashtë.

Vetëm Donaldi e dinte. Prandaj rrinim afër. Prandaj njerëzit thonin pse rrinë afër këta. Nëse kisha për të thënë diçka, ua thoja dy apo tre njerëzve në shtëpi, jo të gjithëve. Prandaj më vjen inat kur thuhet aleanca, lojë. Mbase perceptohet ashtu jashtë, por realisht është ndryshe fare edhe duhet me e kuptu kur e kam shpjegu një miliard herë”,- tha Semi.