Home ELBASANI SOT FERMERËT E GRAMSHIT EKSPORTUESIT KRYESOR TË LIVANDOS

FERMERËT E GRAMSHIT EKSPORTUESIT KRYESOR TË LIVANDOS

21

Shumë fshatra merren me kultivimin e bimëve medicinale

Disa fshtra të bashkisë së Gramshit njihen për kultivimin e bimëve medicinale e kryesisht të livandos. Shumë prej tokave sidomos në fshtrat Sotirë, Grabovë  dhe Bregas janë ë mbuluara nga kjo bimë e kërkuar në mbarë botën.Kodrat e fshatit Bregas në Gramsh, në qershor mbulohen me një ngjyrë të pazakontë të purpurt, me një bukuri të vecantë. Kanë disa hektarë sipërfaqe, mbjellë me livandë nga fermeri Vasil Malla, i cili e nisi punën 6 vite më parë kur u kthye nga emigrimi, me synime të qarta. Të prodhojë produkte organike!

 E nisi me 8 dylym, dhe sot e ka zgjeruar sipërfaqen në  12 hektarë të mbjellë me me livandë. Falë rritjes së sipërfaqes së të mbjellave ai siguron  punë në sezon edhe për 15 bashkëfshatarë të tij.

Me rreth 500 hektarë sipërfaqe të kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike, Shqipëria është lider në prodhimin dhe eksportimin e këtyre pasurive natyrore.

E nëse natyra i ka falur Shqipërisë bimët e egra, kultivimi i bimëve mjekësore në vendin tonë ka nisur pak vite  më parë.

Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike gjeneron rreth 18 milionë Euro nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor.

Sipas të dhënave gjatë një viti Shqipëria eksporton përafërsisht 13,000 tonë bimë mjekësore me vlerë 25,000,000 Euro. Eksporti i bimëve mjekësore për 2013 përbënte 19% të eksporteve totale të vendit.