Foto e një fermeri të revoltuar për çmimin e lartë të naftës është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.

Në foto fermeri qëndron mbi traktorin që mesa duket sapo e ka furnizuar me naftë, teksa tregon edhe faturën e kripur.

Ai thotë se është e pabesueshme ta blesh naftën me 260 lekë për litër në zonën e Marinëzës, që është edhe një prej fushave më të mëdha naftëmbajtëse në vend.

“Të blesh naftën 260 lekë në Marinëz, thirri mendjes o Edi Rama, hiqi taksat të paktën për bujqësinë. Të blesh naftën 260 lekë në Marinëz që këtu del në sipër nafta”, dëgjohet teksa thotë ai.