Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Shkodër-Velipojë.

Një makinë ka përplasur një motoçikletë, në afërsi të rrugës së plazhit, në Velipojë. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, ndërkohë që shoferi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Shkodrës, në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të Kishës, Velipojë, është përplasur një mjet me një motoçikletë, ku drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A. Sh. 26 vjeç banues në Velipojë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.