Home ELBASANI SOT VIDEO/”FESTA E MIQËSISË” RIKTHEN ARGËTIMIN NË ELBASAN Qindra qytetarë mblidhen në shesh

VIDEO/”FESTA E MIQËSISË” RIKTHEN ARGËTIMIN NË ELBASAN Qindra qytetarë mblidhen në shesh

64

“FESTA E MIQËSISË” RIKTHEN ARGËTIMIN NË ELBASAN

 Qindra qytetarë mblidhen në shesh

Pas pezullimit për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 të të gjitha aktiviteteve ,mbrëmjen e shkuar qyteti I Elbasanit iu rikthye aktiviteteve argëtuese. Për të 5-tin vit rradhazi u organizua në Elbasan edhe “Festa e Miqësisë” e cila duket se eshtë kthyer në një traditë për qytetarët e Elbasanit.

Me dhjetra qytetarë festuan së bashku në tingujt e muzikës dhe argëtimeve të ndryshme duke gjallëruar atmosferën e qytetit . Në këtë aktivitet nuk munguan dhe këngëtarët mjaft te dashur për publikun shqiptar si Era Rusi dhe Mateus Frroku. Moderimi i koncertit iu besua moderatorit Ardit Murataj.

Qytetaret nga ana e tyre u shprehen shumë të kënaqur që në qytetin e Elbsanit festa e miqësise është kthyer në një traditë që kohën e lirë mund të kalojnë një kohë ndryshe qytetarët u shprehen se pas një viti të vështirë dhe të kufizuar nga aktivitetet më në fund kishin mundësi të argëtoheshin.

Përgjatë një javë kjo festë do t’u krijojë mundësi qytetarëve të argëtohen, duke dhuruar një atmosferë ritmike plot gjallëri, aktivitete të cilat nuk janë të shpeshta për qendrën e qytetit.