Home SHOWBIZ Fifi ka qenë kryefjala e mediave rozë për shkak të lidhjes së...

Fifi ka qenë kryefjala e mediave rozë për shkak të lidhjes së saj me Adis Patushin

15

Adis Pushati dhe Fifi janë kthyer në nja nga çiftet më të komentuar në rrjet.

Që pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Fifi ka qenë kryefjala e mediave rozë për shkak të lidhjes së saj me Adis Patushin.

Kishte shumë zëra ose thashetheme që besonin se këngëtarja ishte në një lidhje me Adisin, por vetëm më vonë u vërtetua romanca mes dyshes.

Në një video ekskluzive për IconStyle.al që pushtoi rrjetin, çifti i ri u pa teksa putheshin në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.

Tashmë kanë kaluar tre muaj nga zyrtarizimi i lidhjes së tyre dhe duket se gjërat po rrjedhin aq mirë mes dyshes saqë një postim i Fifit në Instagram i ka habitur shumë fansat.

“E dashuroj dashurinë tonë”, shkruan këngëtarja.

Më pas ajo poston të njëjtën foto në Instastory dhe e etiketon Adisin duke e quajtur atë “babi”, ndërsa ky i fundit bën të njëtjin veprim duke e quajtur Fifin “mami”.

Kaq ka mjaftuar që fansat të vërshonin me komente dhe pikëpyetje nëse bëhej fjalë për një pritje të ëmbël nga ana e Fifit.

Çifti i njohur ende nuk ka dhënë një deklaratë për këtë lajm, por mbetet për t’u konfirmuar me kalimin e kohës.