Home SPORT PSG ka mposhtur me rezultatin 3-0 skuadrën e Bordeaux

PSG ka mposhtur me rezultatin 3-0 skuadrën e Bordeaux

11

PSG ka mposhtur me rezultatin 3-0 skuadrën e Bordeaux dhe kryeson me 15 pikë më shumë se Nice e vendit të dytë.

Gjithsesi tifozët e kryeqytetasve nuk i kanë kursyer futbollistët e tyre, pas eliminimit nga Champions League. Vërshëllimat kanë qenë të shumta, sidomos për Neymar e Messi.

Për të mbetur te ndeshja, Kylian Mbappe ishte ai që e zhbllokoi në minutën e 24-t dhe pjesa e parë përfundoi 1-0.

Neymar në fillim të pjesës së dytë i dyfishoi shifrat dhe pas tij realizoi edhe mesfushori argjentinas, Lenadro Paredes. Deri në fund nuk pati gol tjetër dhe gjithçka u mbyll 3-0, edhe pse Messi goditi shtyllën.