Mbrëmjen e djeshme në orën 21:00 nisi përballja shumë e rëndësishme e finales së Europa league mes Villarreal dhe Manchester United.

Siç duket Unay Emery që është tranjeri i Villarreal nuk heq dorë nga fitimi i Europa League.

Sfida ka qenë thuajse gjatë gjithë kohës në nivele të barabarta, me skuadrat që e vunë njëra-tjetrën disa herë në vështirësi.

Ishin spanjollët ata që kaluan të parët në avantazh me Moreno në minutën e 29, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Mirëpo u deshën vetëm 10 minuta nga pjesa e dytë për të barazuar me Edison Cavanin dhe më pas gjithçka të mbyllej 1-1.

Në 30 minutat shtesë sfida u mbyll në paqe dhe kaloi në penallti. Gjithçka e pabesueshme pasi u gjuajtën 22 penallti, dhe rezultati u mbyll 11-10 në favor të spanjollëve, pasi ishte portieri i United De Gea ai që e humbi goditjen e fundit.