Tirana do të presë më 25 Maj finalen e parë europiane në futboll ku për trofeun e Conference League do të luajnë Roma dhe Feyenoord. Interesimi nga tifozëria italiane është i lartë, sipas drejtorit të Sporteconomy.it, Marcel Vulpis, pasi ekipi verdhekuq luan një finale kontinentale pas më shumë se 30 vitesh.
“Ka një interes të madh. 1 nga 10 tifozët të Roma dëshirojnë të vijnë pasi tifozët e Roma nuk janë vetëm ata 60 mijë të “Olimpico”, pasi edhe ai që nuk e ndjek në stadium do të blejë biletën e avionit dhe të jetë i pranishëm në një sukses historik të këtij ndërkombëtar”.
Po çfarë do të sjellë për Tiranën ky eveniment?
“Të ardhurat vijnë nga transporti, hotelet, restorantet dhe çfarë sjell turizmi, pasi në është një finale mund të vijnë për 2 ose 3 ditë dhe të vizitojnë qytetin. Mund të themi 25 ose 30 milionë Euro nga këto aktivitete”.
Gazetari italian Marcel Vulpis na tregon edhe sa mund të arrijë fitimi për ekipin që do të ngrejë trofeun. “Fitimi i trofeut të Conference League mund të sjellë 25 milionë Euro për kampionin, pasi nuk është Champions League ku mund të përfitosh mbi 90 milionë Euro, por mund të quhet një shumë e kënaqshme”.
Interesimi për ta parë ndeshjen në stadium ka qenë i lartë aq sa biletat e përgjithshme u shitën në pak orë ku nuk do të mungojnë edhe tifozët shqiptarë.