Mbrëmjen e djeshme Atletico Madrid u mposht nga Liverpool me rezultatin 2-3 ku këta të fundit ruajnë kreun me 5 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Liverpool shënoi dy herë brënda 13 minutave me Salah dhe Keita , por më më pas para se pjesa e parë të mbyllej Griezmann shënoi një dopiet duke i çuar të dyja ekipet në dhomat e zhveshjes me një barazim.

Salah ishte autori i golit të fitores me një penallti të shënuar në minutën e 78’.

Por ajo që ra në sy ishte ndërhyrja “horror” e francezit Griezmann ndaj sulmuesit të Liverpool-it, Firmino.

Griezmann në përpjekje për të ndaluar topin, ka ngritur në ajër këmbën duke shkelmuar fytyrën e brazilianite.

Arbitri nuk mendoi dy herë dhe e ndëshkoi me kartonin e kuq në minutën e 52’.