Gjykata ka vendosur të lërë në burg 27-vjeçarin, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Ndërkohë, para trupës gjykuese ai ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por jo se ka abuzuar seksualisht. Sipas tij, e ka rrahur me thupër, pasi vajza e merrte në telefon të ëmën shumë shpesh që t’i shkonte në shtëpi. Sipas tij, kjo gjë e bezdiste, dhe prandaj e ka rrahur. Po ashtu ai ka thënë që e ka çuar vet në spital.

Sakaq, abcnews.al ka zbuluar të tjera detaje për ngjarjen në Kamëz që ka tronditur opinion publik.  6-vjeçarja, që dyshohet të jetë dhunuar barbarisht nga i ati, është dërguar fillimisht tek urgjenca e pediatrisë në QSUT.

Aty fillimisht vogëlushja është kontrolluar nga një mjeke dhe një specializante të cilat kanë konstatuar shenja të lëna nga kafshime apo gërvishtje në trupin e vajzës. Me dyshimin që e mitura veç dhunës mund edhe të jetë abuzuar, një nga mjeket ka telefonuar policinë.

Mësohet se ditën që ka ndodhur ngjarja e rëndë 6-vjeçarja ndodhej me të atin e vetme në shtëpi kurse e ëma isha në punë. Vogëlushja është konstatuar më dëmtime në mëlçi dhe në organet gjenitale. g.v/abcnews.al