Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vendosi edhe për këtë vit një fond-kredie, dedikuar investimeve të agrobizneseve dhe turizmit në Shqipëri. Kreditimi me norma të ulëta interesi nga ana e BERZH, shpesh ka nxitur fermerët dhe sipërmarrësit të aplikojnë për të përfituar.

Paralelisht fondit të vënë në dispozicion, nga buxheti i shtetit do të mbulohen rrisqet e mundshme.

Sipas ministres së Bujqësisë, financimi nëpërmjet këtij instrumenti është rritur, duke përmendur sektorët që duhen përmirësuar.

Më kritike ka qenë ministrja e Turizmit, duke argumentuar se bankat e nivelit të dytë nuk i janë gjendur pranë fermerëve dhe turizmit.

Të njëjtën kritikë ndaj bankave të nivelit të dytë pati edhe përfaqësuesi i BE.

“I gjithë ky projekt nuk ka vlerë nëse personat fundorë nuk janë të vetëdijshëm për përfitimet që mund të kenë. Bankat në këtë pikë kanë një rol të rëndësishëm dhe ky mesazh shkon edhe për to”, u shpreh përfaqësuesi i BE.