Rusia kundërshton anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Kremlini pretendon se aderimi në aleancën ushtarake nuk do të sillte stabilitet në Europë, teksa ndryshe nga herët e kaluara nuk lëshon ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj këtyre vendeve.

 “E kemi përsëritur vazhdimisht se aleanca mbetet një mjet i orientuar drejt konfrontimit, nuk është ajo lloj aleance që siguron paqe dhe stabilitet. Zgjerimi i mëtejshëm i saj nuk do sjellë siguri shtesë për kontinentin europian”, deklaroi zëdhënësi Dmitry Pescov.

Zëdhënësi i Kremlinit komentoi dhe sanksionet e perëndimit, teksa siguron që Rusia I ka burimet dhe mjetet e nevojshme për të paguar borxhet e saj. Peskov tha se nuk ka asnjë arsye që shteti të shkojë në “default”, thënë ndryshe të falimentojë.