Stadiumi i Kukësit edhe për këtë muaj nuk është gati, ndonëse ka një javë që ka nisur kampionati i futbollit shqiptar, këtë gjë e pranon edhe vetë kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici.

Punimet për ndërtimin e stadiumit “Zeqir Ymeri” në Kukës kane nisur në vitin 2018. Sipas projektit pritej që në shtatorin e vitit 2020 stadiumi të ishte gati për të pritur futbollistët, por mos akordimi në kohë i fondit prej rreth  5 miljon euro nga qeveria shqiptare dhe FSHF-ja bënë që punimet të shtyhen  pa afat.

Ndërkohë vëtëm shtrimi i barit kërkon të paktën 45 ditë afat për krijimin e kushteve optimale për të luajtur futboll. Punimet e betonit dhe veshja e mureve akoma nuk janë mbyllur.

Sa i takon fushës akoma nuk ka filluar puna për përgatitjen e terrenit, aty ka akoma materiale ndërtimi. Jane këto shkaqet që edhe data 15 tetor e këtij viti do të shtyjë për më vonë përfundimin e stadiumit.

“Punoni pa pushim, punoni nga mjesi deri në darkë, në orën 10. Kam folur me Dukën dhe më ka thënë që në 15 tetor do të vijë për ta inuguruar”, thotë fillimisht Gjici.

Më tej tregon cilësinë e punimeve: “Punimet kanë zgjatur pak, por e rëndësishme është se janë cilësore. Me kohën s’jam i kënaqur sepse klubi e vuan shumë mosluajtjen në fushën e vet.

Ndaj ka pasur rezultate të dobëta në sezonin e shkuar. U bënë 3 sezone, ndërsa ky është i katërti që po luajmë jashtë. Duam, që veç cilësisë, një organizim në klub që gjithësecili të kryejë detyrat që i takojnë”, i thote Gjici punonjesve.