Një vajzë në një restorant të njohur në New York City u sulmua brutalisht nga tre gra nga Teksasi.

E plagosur është një 24-vjeçare e cila i kërkoi tre klientëve të një restoranti që të tregonin dokumentin e vaksinimit kundër-Covid. Tre gratë u arrestuan me akuzën e sulmit për plagosje më dhunë dhe më 5 tetor do të dalin në Gjykatë.

Rregulli i ri në New York kërkon që çdo person që futet në restorant, palestër apo vende të tjera mbyllura duhet të paraqesë dokument vaksinimi.