Mënyra se si ky modalitet funksionon është fillimisht ndarja në 2 ekipe. Një ekip me deri në 8 agjentë ka për detyrë të mirëmbajnë zyrat e një nga fraksioneve sekrete të Fortnite, të quajtur Imagined Order, duke përmbushur disa detyra të ndryshme. Në ekipin tjetër gjenden 2 impostors të cilët kanë për detyrë të vrasin të gjithë agjentët pa u kuptuar.

Me pak fjalë është një version i ri i Among Us, me tematikë të Fortnite, pasi gjenden tasks të ndryshme si rregullimi i Battle Bus ose përgatitja e llama supply drops. Impostors nuk i vrasin lojëtarët, por i teleportojnë ato në një hapësirë tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që Epic përfshin një game mode të ngjashëm me Among Us në Fortnite, pasi dhjetorin e kaluar kompania përdori një game mode të krijuar nga fansat të quajtur “The Spy Within”.

Mirëpo modaliteti “Impostors” është më i realizuar dhe ka lidhje aktuale me historinë e Fortnite.

geek