Ndodh që planet tona nuk funksionojnë siç duhet, e kështu po i ndodh edhe këngëtarit nga Kosova, Gjesti. Artisti ka bërë të ditur përmes një postimi se do të ketë në një periudhë 1 vjeçare pushimi nga industria muzikore.

Përmes një postimi në Instagram, duke falënderuar ndjekësit e tij, Gjesti ka bërë të ditur se as kanali me emrin e tij në Youtube nuk do të jetë më në përdorim duke thënë se kjo po ndodh për ‘arsye personale’.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndarje rrugësh me menaxherët apo të tjera shkaqe që kanë nxitur këtë shkëputje të tij të papritur nga muzika.

“Përshëndetje të gjithëve, prej sot e tutje ky kanal nuk do të jetë në përdorim me as një projekt për shkaqe personale, po ashtu do të jem në pauzë njëvjeçare, deri atëherë ju dëshiroj të gjitha të mirat, faleminderit për çdo gjë, për mbështetjen, motivin, suksesin dhe lumturinë që ma keni dhënë, të gjitha këto i kam fal jush sot, kështu që ju dua pafund”, ka shkruar Gjesti.