Zbardhen detaje të reja nga krimi i dyfishtë i ndodhur këtë pasdite në një familje në Librazhd.

Egnatia news sjell foto të autorit të krimit, 56-vjeçarit Qemal Bici, i cili ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij 53-vjeçare.

Mësohet se autori i krimit, pasi ka masakruar bashkëshorten, është vetëvaruar në një pemë pranë banesës, duke i dhënë fund edhe jetës së tij.