Një i ri 25 vjeç dhe nëna e tij kanë rrezikuar mbytjen pasditen e sotme, për shkak të detit me dallgë të mëdha në Spille.

Burime bëjnë me dije se 25 vjeçari Oltion Baraktari, i datëlindjes 14/02/1996, ka hyrë në thellësi për t’u larë së bashku me nënën e tij, mirëpo era e fortë dhe dallgët i kanë tërhequr e për rrjedhojë nuk kanë mundur të dalin më në breg.

Vrojtuesi Idajet Roci i ka pikasur nga larg të dy dhe menjëherë ka rendur për t’i shpëtuar. Pasi ka nxjerrë në breg të ëmën e 25 vjeçarit, Keta është kthyer për të riun.

Në luftë me dallgët, roja bregdetare ka rrezikuar mbytjen, por fatmirësisht ka arritur të dalë në breg së bashku me të riun 25 vjeçar.

Burime i thanë “FaxNews” se vrojtuesi ka dalë në breg në gjendje të rënduar shëndetësore, por pasi ka marrë ndihmën e parë dhe është dërguar në spital, gjendja e tij është stabilizuar.