Sot për Shqipërinë është një ditë historike pasi kryeqyteti pret për herë të parë samitin e BE-Ballkanit Perëndimor.

Në kudër të Samitit të BE që do mbahet në Tiranë, Policia e Shtetit është angazhuar gjatë gjithë natës për të ushtruar kontrolle të rrepta.

Policia ka publikuar disa foto, ku shihen njësia Anti-Eksploziv e Repartit Elitë RENEA në bashkëpunim me Gardën e Republikës, teksa suhtrojnë kontrolle të imtësishme brenda perimetrit të ngushtë të sigurisë.

“SIGURIA PËR SAMITIN E BE-së që do mbahet sot në Tiranē.

Njësia Anti-Eksploziv e Repartit Elitë Renea në bashkëpunim me Gardën e Republikës, kontrolle tē imtësishme brenda perimetrit të ngushtë të sigurisë.

Policia e Shtetit vendos “Perimetrin e  Sigurisë” për garantimin e rendit dhe  sigurisë gjatë zhvillimit të Samitit të BE-së që do mbahet sot në Tiranë.

Masa të larta sigurie të marra nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Gardën e Republikës dhe Agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit” njofton policia.