Ambasadorja amerikane Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjet, teksa ka postuar edhe “bage”, ku tregon se është vëzhguese në këto zgjedhje.
Kim me anë të postimit në rrjete sociale, bën thirrje që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.
“Shpresojmë që të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Është thelbësore që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe normat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave.
Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës SHBA po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare në vëzhgimin e zgjedhjeve në të gjithë vendin. #voto” shkruan Kim në postimin e saj në Instagram.