HAGË- Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është paraqitur sot me kravatë me shqiponjën dykrenare në seancën e parë gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ish-zëdhënësit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi në fjalën e tij para trupit gjykues në Hagë  tha se nuk e kupton logjikën e akuzës ndaj tij.

Mbrojtja e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi në deklaratën hyrëse deklaroi se provat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk mund ta lidhin Krasniqin me asnjë krim të pretenduar.