Enca Haxhia është një nga personazhet më të komentuar të showbiz shqiptar.

Prej kohësh ajo është zhvendosur në Dubai nga ku nuk i ka ndalur postimet provokuese në rrjetet sociale, teksa i është bashkuar dhe rrjetit social +18 me pagesë “Only Fans”.

Këngëtarja e ka mbajtur jetën e saj private gjithnjë larg syrit të publikut, por tashmë duket se nuk po e fsheh më romancën e saj. Pak kohë më parë, u zbulua edhe lidhja e saj me një djalosh të huaj.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto në rrjetet sociale me rastin e festave të fundvitit, ku shfaqet e veshur me rroba “Santa Claus-i”, ku nuk mungon as ekspozimi i gjoksit bombastik.

Në një prej fotove, ajo është edhe me të dashurin e saj, ku ka vendosur t’i mbulojë fytyrën duke i vendosur një emoj zemër . 

“Keni harruar të ndani disa emocione Krishtlindjesh” shkruan Enca krahas fotove, duke e shoqëruar dhe me disa emoji.