Georgina Rodriguez, është një ndër vajzat më seksi dhe të kuruara. Të gjithë e adhurojnë stilin e saj, pasi gjithmonë di si të sjellë risi dhe të mos bëhet e mërzitshme për sytë e ndjekësve.

Përveçse një mami e dedikuar, Georgina di si të mbajë dhe fronin e mbretëreshës së instagramit. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk nguron të ndajë me ndjekësit, rrobat e shtrenjta dhe aksesorët që vendos. Gjithmonë ajo mban të veshur një veshje milionerësh, mirëpo së fundmi veshja e saj ka thyer çdo pritshmëri.

Rrugëve të Mançesterit Georgina ka dalë shtëtitje me një veshje mbi 2 milionë euro.

Në foton e shpërndarë nga vetë ajo, shihet në hyrje të vilës së saj në Mançester e veshur me një fustan blu Stella McCartney me vlerë 1900 euro. Për të kompletuar sandalet nga LeSilla  për 765 euro dhe një çantë Hermes B opak për 94,000 euro.