Nga Msc.Meri Muçelli
Ekonomist
Knd Kontabilist i Miratuar


Vazhdon prej disa muajsh trendi rënës i kursit të këmbimit të Euros në raport me Lekun.Kjo si pasojë e disa faktorëve të rëndësishëm sic janë prurjet e emigranteve,pra Remitancat si dhe Eksportet të cilat janë rritur kohët e fundit por duhet përmëndur gjithashtu edhe sasia e lartë e valutave të cilat qarkullojnë në tregun informal i cili është edhe më i rrezikshmi .Kjo ecuri në rënie e Euros, ka ardhur si pasojë e sasisë së madhe së Euros në qarkullim dhe nevojës së pakët për këtë valutë.Ka 2 faktorë ose anë të medaljes në këtë moment,nga njëra anë kemi favorizim të Importuesve, të cilët paguajnë në valutë dhe sasia e parasë që paguajnë është më e vogël pasi pagesat janë në Euro(teorikisht duhej reflektuar edhe me uljen e cmimeve) dhe kursi është i ulët, dhe nga ana tjetër po dëmtohen Eksportuesit të cilët pagesat e tyre i marin në Euro dhe duke qënë se niveli i kursit të këmbimin është i ulët,ato përfitojnë më pak para dhe ulin fitimim e tyre.Edhe pas nderhyrjeve te Bankës së Shqipërisë e cila bleu një sasi të madhe valute,duket se kursi i këmbimit është stabilizuar duke frenuar rënien e mëtejshme të tij.Në këto momente verehet një stabilitet i Euros në tregje.Kanë ndikuar edhe faktorë të jashtëm kryesisht Lufta në Ukraine e cila ka luhatur disa tregje në botë.
Parashikohet që niveli Euros të vijojë të mbetet në nivele të ulta rreth 116.4 lekë në blreje dhe 117.2 në shitje luhatje rreth këtyre shifrave. kjo pasi jemi në pikun e sezonit turistik dhe prurjet e valutës do vazhdojnë të jënë të larta duke e mbajtur nivelin e saj të ulët edhe për disa kohë.Mund të kemi një ringrtitje të Euros diku nga mesi i muajit Tetor dhe fillimi Nëntorit por gjasat që të shkojë në nivelet e para disa muajve duket se janë të vogla./Egnatia news