Një zjarr i madh ka rënë në spitalin COVID në qytetin Zaporoz në juglindje të Ukrainës, ka bërë të ditur sot guvernatori i këtij rajoni, Oleksander Staruk.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri vrau tre persona. Guvernatori i këtij rajoni, Oleksander Staruk, ka thënë se zjarri ka shpërthyer në katin e parë të spitalit ku gjendeshin pacientët e futur në respirator – ku tetë tjerë janë evakuuar duke i shpëtuar më të keqes.

Kujtojmë që muajin e kaluar një zjarr shpërtheu në një spital të qytetit për fëmijë në Podolsk afër Moskës. Pothuajse 60 njerëz u evakuuan nga ndërtesa. Askush nuk u lëndua si rezultat i incidentit.

Top channel

Previous articleTheu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe rrahu nënën, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë
Next articleShefi i Lojërave Olimpike të Tokios refuzon të dorëhiqet pas deklaratave seksiste