Vlorë – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale

Një 29-vjeçar kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” pasi akuzohej për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.

Ndër të tjera, një 41-vjeçar u arrestua pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë: Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.      

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka dalë nga banesa duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.   

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor është arrestuar në flagrancë shtetasi T. J., 41 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel