Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 358 vdekje dhe mbi 26 mijë raste të reja me koronavirus.
Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik i Francës, me 26.362 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 3.251.160. Ndërkohë, me 358 vdekje numri i viktimave ka arritur në 77.595.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 27.955 persona, prej të cilëve 3.277 ndodhen në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.576 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 228.472.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 1.615.088.
Top channel