Shtetet e Bashkuara te Amerikës gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar 110.679 raste të reja me COVID-19 dhe 3.389 të vdekur sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton CNN

Këto raste të reja që prej fillimit të pandemisë e çojnë bilancin total të të prekurve me COVID-19 në 26,431,799 ndërsa numrin e viktimave në gjithsej 446,744.

Deri më tani, të paktën 52,657,675 doza të vaksinave janë shpërndarë dhe të paktën 32,780,860 persona janë vaksinuar.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura me COVID 19 janë Brazili me 9,229,322 raste dhe 225,099 të vdekur, India me 10,766,245 raste dhe 154 486 të vdekur, Meksika me 1,869,708 raste dhe 159,100 të vdekur dhe Britania e Madhe me 3,835,783 raste dhe 106,564 të vdekur.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 438,962 raste të reja dhe 9,192 raste të vdekjes janë regjistruar në të gjithë botën.

Top Channel