Ujqërit dhe çakenjtë kanë kthyer në një kërcënim serioz për banorët e fshatrave Qarr, Pishe dhe Bashkim në Levan të Fierit.Banorët e zonës shprehen se tufa me ujqër dhe çakenj po dalin nga pylli i pishës duke shkaktuar dëme në gjenë e gjallë.“Çakenjtë vijnë nëpër shtëpi, hanë pulat. Kanë ngrënë pula deti këtu.””Na kanë bërë dëme, futen ditën. Jemi pa armë se armët nuk na i lënë.”
“Jemi të rrezikuar.”
Ata shprehen se edhe jeta e tyre është e rrezikuar pasi shtëpitë e banuara janë shumë pranë pyllit.
“Rrezikohet dhe jeta jonë. Vijnë ditën dhe natën”
“Kur gjetëm delet ashtu mendoja fëmijët”.
Sipas banorëve të këtyre fshatrave kjo është një problematikë që i shqetëson prej vitesh teksa në pamundësi të zgjidhjes së kësaj situate janë detyruar që gjatë natës të bëjnë roje.
Ndërkohë më të rrezikuar dhe më të dëmtuar kanë qenë mbarështuesit e bagëtive në stane.