Funari është një nga pikat turistike më të bukura që ka qarku i Elbasanit.

Edhe pse ka potencial të jashtëzakonshëm për të zhvilluar turizmin malor, për të mbërritur në këtë fshat është një sfidë më vete, pasi mungon infrastruktura rrugore.

Rreth 2 vite më parë Funari u përfshi në programin për zhvillim “100 Fshatrat”, por deri më tani nuk ka njohur asnjë investim në kuadër të këtij projekti.
Banorët shprehen se arsyeja pse këtu mungojnë investimet ka të bëj me rrugën.

Si një mënyrë për të nxitur qytetarët ta vizitojnë këtë perlë, bashkia e Elbasanit organzion prej disa vitesh Funar festë. Pë sa i përket investimit në infrastructure, kryebashkiaku Gledian Llatja shprehet se bashkia është duke lobuar për fonde.

Funari vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë, por mungesa e investimeve në infrastrukturë, në bujtina, apo restorante i bëjnë qytetarët të jenë disi skeptik për ta vizituar.