Kryeministri Nikol Pashinyan ka njoftuar përmes medias sociale se është arritur nënshkrimi i një marrveshjeje me udhëhqësit e Azerbajxhanit dhe Rusisë, për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak në rajonin e Nagorno – Karabakh.
Konflikti i shkurtër, por i përgjakshëm mbyllet kështu pas më shumë se një muaji luftimesh te ashpra. Të hënën, zyrtarët azerë njoftuan se forcat e tyre kishin kapur dhjetëra vendbanime të tjera në Nagorni-Karabakh, një ditë pasi shpallën fitoren në betejën për qytetin e dytë më të madh strategjik të enklavës.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve e konfirmoi dhe ajo njoftimin. Nga Bakuja ndërkohë, nuk ka patur reagime zyrtare të menjëhershme.
“Vendimi merret bazuar në analizat e thella të situatës luftarake dhe në shqyrtim me ekspertët më të mirë të fushës,” tha Pashinyan në median sociale.
“Kjo nuk është fitore, por nuk është as humbje derisa ta konsiderosh veten të mundur. Ne kurrë nuk do ta konsiderojmë veten të mundur dhe ky duhet të bëhet fillimi i një epoke të re të unitetit tonë kombëtar dhe të rilindjes,” thuhet në mesazhin e tij.