Infektuar: 74748Shëruar: 62983Vdekur: 1674

Futbolli shqiptar në zi, vdes ish-lojtari i Tiranës

Futbolli shqiptar në zi, vdes ish-lojtari i Tiranës

Futbolli shqiptar është në zi. Ish-futbollisti i Tiranës, Sadik Struga ka vdekur

Lajmin për vdekjen e Strugës e ka bërë të ditur klubi i Tiranës përmes faqes zyrtare.

Ish-mbrojtësi i djathtë e kishte djersitur fanellën e klubit kryeqytetas gjatë viteve të 50-ta.

Njoftimi i plotë i Tiranës:

Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Sadik Struga. Klubi i bashkohet dhimbjes së familjarëve dhe shpreh nderimet për figurën e ish futbollistit i cili dha një kontribut të madh për sportin. Ai mbajti veshur fanellën e Tiranës si mbrojtës i djathtë në vitet ‘50.

Zeri.Info