Ditën e djeshme përmes një postimi në Instagram, Mozzik lajmëroi fansat se ka një surprizë të madhe për ta. Ai zbuloi se në mesnatën e 9 korrikut do të publikojë një këngë të re, që do të mbajë titullin “Dashni me photohop”.

“Sit bohet e premte , sit him n’diten e 9 korrikit n’ora 00:00 , e kom 1 torte te mire per krejte juve 

D a s h n i me F o t o s h o p ”, shkroi reperi krahas imazhit të shkëputur nga klipi i këngës, ku shfaqet përkrah disa vajzave.

Ndërkohë për këtë këngë ne nuk dimë asnjë detaj, por është një person që ka dëgjuar pararakisht gjithë hitet që ka përgatutur Mozzik. Loredana, partnerja e tij ka treguar se ka dëgjuar gjithë këngët që ka bërë gati reperi dhe ka shkruar dy fjalë për të në Instagram.

O Mozzik nalu me këto hite Kosovësss se lujta”, shkruan Loredana përkrah një postimi në Instagram.

Kujtojmë se para pak ditësh, Loredana dhe Mozzik, publikuan këngën e tyre të parë pas ribashkimit. Kënga me titull “Rosenkrieg” tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes dhe videoklipi i dy artistëve flet shumë.

“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”, shprehen dyshja në këngë.

icon style