Komunikimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor sapo u bë më i thjeshtë me heqjen e tarifave roaming. Ky proçes filloi për herë të parë në vitin 2019 me planin me dy faza: fillimisht uljen e tarifave roaming dhe heqjen e plotë të tyren pas disa kohësh. Data 1 korrik shënon hapin mjaft të rëndëishëm në lehtësimin e komunikimit në shtetet e rajonit, duke favorizuar dhe turizmin.

Marrëveshja rajonale e nënshkruar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina u bazua në modelin e provuar nga Bashkimi Evropian në vitin 2017.

A do të kemi ne mundësinë që me ofertën e aktivizuar brenda në Shqipëri të komunikojmë në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor?

Falë heqjes së tarifave roaming, kjo gjë është e mundur. Megjithatë AKEP në rregulloren e saj përcakton se operatorët mund të kërkojnë zbatimin e një tarife shtesë për roaming vetëm në rastet kur humbjet kalojnë 3% të fitimeve nga shërbimet celulare të operatorit aplikues. Kjo kërkesë më pas do të merret në konsideratë nga AKEP dhe në rastin se ajo nuk është e bindur nga kërkesa, mundet që ta refuzojë aplikimin e tarifave roaming shtesë.

geek room