Deputeti Luçiano Boçi është duke u përgatitur për të garuar në zgjedhjet lokale të majit në Elbasan. Boçi është futur në primare dhe në momentin e konfirmimit duket se do të lerë mandatin e deputetit për të garuar përballë kandidatit të PS në këtë qytet të rendësishëm.

 “Njerëzit duan ndryshimin politik të drejtimit të vendit. PD është e vendosur të vijojë aksionin e saj politik dhe me organizimin e primareve por edhe vijimin e protestave që do jenë po kaq të mëdha e më të ashpra. Dua të ndaj përgjiegjësinë për të qenë pjesë e garës së kandidimit për bashkinë e Elbasanit. E konisderoj si një nga vendimet më të rëndësishme të jetës politike, profesionale dhe tokësore”, tha Boçi sot përballë gazetarëve

Burime nga PD për Abc, bëjnë me dije se Boçi është propozuar nga strukturat e PD në Elbasan dhe deputeti që në zgjedhjet e 25 prillit theu herësin për të marrë mandatin e tij, ka dhënë dakordësinë për të kandiduar në zgjedhjet vendore.

Të njëjtat burime nga PD bëjnë me dije se Boçi gëzon konsensusin e të gjithë grupeve në PD, duke mos pasur kandidatë në garë. Edhe Durrësi ka gjetur zyrtarisht kandidatin e saj në zgjedhje.

Ish-deputeti dhe kreu aktual i degës së PD në Durrës, Igli Cara ka dorëzuar zyrtarisht kandidimin për të qenë zyrtarisht përballë socialistëve vitin e ardhshëm në zgjedhjet vendore. Edhe Cara në Durrës pritet të jetë i vetëm në garë, si kandidat konsual. /abcnews.al