Gazetari i luftës, Alexandër Sladkov, i ka dalë në mbrojtje presidentit rus Vladimir Putin dhe paralajmërimeve të tij për hedhjen e një bombe atmike për të shkaktuar “një krater me madhësinë e disa rajoneve” në një “mënyrë demonstrative” për të frikësuar NATO-n.

Ai ka thënë se mund të afrohet koha për ‘zgjidhjen e fundit’ për shkak të rreth 40 vendeve që armatosin Ukrainën me armë që po përdoren kundër rusëve.

“Po flitet gjithnjë e më shumë për armët bërthamore dhe Rusia ka shumë për të thënë në lidhje me të. Ne kemi një zgjidhje për Ukrainën. Ka disa, por ne po kujtohemi për mjetin e fundit, armët bërthamore. Nëse askush nuk do të na dëgjojë dhe 40 vende vazhdojnë të ndihmojnë neonazistët ukrainas, ne nuk do të kemi rrugë kthimi. Amerikanët përdorën armë bërthamore në Japoni, në mënyrë demonstrative. Pra, ne, rusët, do të duhet ta bëjmë në mënyrë demonstrative në Ukrainë për të hequr çështjen me konfrontim të mëtejshëm me ato 40 vende të njohura. Një krater me madhësinë e disa rajoneve do të jetë një shembull i qartë se sa serioz është apeli i Rusisë drejtuar NATO-s për t’u rikthyer në paqe dhe harmoni. Por ku do të shkojë Ukraina?

Pikërisht aty ku po shkon tani, me të vetmin ndryshim se do të jetë i shpejtë dhe më i lirë për Rusinë. Evropianët dhe amerikanët nuk mund ta kuptojnë plotësisht se nuk duhet të ngacmohet një vend fqinj me një potencial kaq gjigant bërthamor. Duke menduar për këtë, më kujtohet se sa lehtë e pati SHBA të përdorte armë bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki dhe sa lehtësisht i vendosi ato në Dien Bien Phu në 1954,” tha ai, duke iu referuar kështu një pali të SHBA gjatë luftës së Vietnamit.

Më tej ai shtoi: “Gjithçka është e mundur, dhe kjo është ajo që na mësojnë amerikanët. Dhe ne po mësojmë.”