Jemi vetëm 12 ditë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, dhe tashmë dihet se PD zyrtare nuk është futur në zgjedhje në çdo bashki por vetëm në 14, por përjashtim bëjnë Këshillat Bashkiak. Kandidati i PD për Tiranën vijon fushatën por bie në sy se gjithë kohën është vetëm me pak deputet ndërsa mungesa e Gazmend Bardhit dhe Jorida Tabakut bie në sy dukshëm.

Madje në rrjete sociale Tabaku flet për çështje të paqes në botë 0 për zgjedhjet në Tiranë. E njëjta gjë me Gazmend Bardhin që bën fushatë për këshillat bashkiak dhe ju bën thirrje mos votoni Bejkon.

Burime të rocknews.al bejnë me dije se ata kanë arritur një pakt të fshehtë me Berishën që pas zgjedhjeve tja kalojnë partinë Berishës në këmbim të bjë posti të sigurt në listat e 2025 dhe mbajtjen e pozicioneve aktuale. Ajo që njerëzit nuk dinë është ku është Lulzim Basha në këtë lojë, e ka dhënë apo jo miratimin. Ndërsa grupi Alibeaj, me sa duket do të jetë minorancë.