Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar shqiptarët këtë natë të ndërrimit të viteve.

Basha uron shëndet, mbarësi dhe mirësi, teksa është shfaqur në ambientin festiv të shtëpisë së tij, krah bashkëshortes dhe dy vajzave.

“Një urim nga zemra për të gjitha familjet shqiptare për një vit të ri plot shëndet, mbarësi dhe mirësi! Gëzuar 2023!”, shkruan Basha në rrjetet sociale