Është gjetur e vdekur në kanal 82 vjeçarja Gonxhe Lika nga fshati Gjorëm i Kurbinit.
Ajo ishte larguar nga banesa e saj 3 ditë më parë dhe familjarët kishin apeluar edhe përmes mediave gjetjen e saj.
Viktima nuk ka shfaqur shenja depresoni, ndërkohë që është gjetur e pajetë nga familjarët në një kanal në afërsi të banesës së saj.
Policia po heton shkaqet e vdekjes së të moshuarës.
