Një minë anti-tank është gjetur nga banorët në fshatin Baz të Matit. Mina është pikasur nga një banor, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet.

Dyshohet se brenda saj mund të ketë 5 kilogram tritol, ndërkohë që në vendngjarje kanë arritur forcat xheniere.

Me datë 14.04.2022, në fshatin Baz, Mat, pranë disa magazinave, është konstatuar nga banorët dyshohet një minë anti-tank e vjetër. Është vendosur perimetri i sigurisë dhe po pritet mbërritja e forcave xheniere për të ndërhyrë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti”, njofton policia.